Suspendohet nga puna mësimdhënësi që sulmoi gruan e tij në Mitrovicë

Një mësimdhënës që kishte sulmuar gruan e tij po ashtu mësimdhënëse në një shkollë në Mitrovicë është suspenduar.

Vendimi për suspendimin e mësimdhënësit u bë nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitri dhe drejtori i Arsimit në këtë komunë, Egzon Jashari.

Në një komunikatë për media thuhet ky rast ka qenë shqetësues .

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, Kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer”, njofton komuna e Mitrovicës.

Në një komunikatë për media thuhet ky rast ka qenë shqetësues.

“Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, shtoi kryetari Bahtiri.

LEXO EDHE:

Back to top button