Tayna merr vëmendje me paraqitjen e fundit, ajo po shijon disa ditë pushimi larg angazhimeve të zakonshme

Tayna merr vëmendje me paraqitjen e fundit, ajo po shijon disa ditë pushimi larg angazhimeve të zakonshme

Doruntina Shala (emri i vërtetë) kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes disa pozave që ka ndarë në rrjete sociale. Ajo solli disa poza të reja në Instagram, në profilin e saj zyrtar ku ndiqet nga mbi një milion njerëz.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Columbiana” duket në formë të mrekullueshme e veshur tërësisht në blu. Për paraqitjen, bukuroshja nga Prizreni zgjodhi një fustan blu dhe një triko të ngjashme, që e ka kompletuar edhe me një çantë të vogël.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë reagimet krahas postimit, ku mori edhe shumë komplimente. E njëjta po vazhdon të jetë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

LEXO EDHE:

Back to top button