Të dielën nis përllogaritja verore e kohës – Akrepat zhvendosen një orë para

Gazetar: Avni Tahiri

Orët publike në Shkup, kanë ngecur në kohë, disa nuk tregojnë orën e saktë ndërsa disa të tjera janë të prishura. Nga sonte në mesnatë fillon edhe matja e kohës verore.

Të dielën nis përllogaritja verore e kohës. Akrepat zhvendosen një orë para. Me këtë ndryshim, qytetarët do të humbasin një orë gjumë, ndërsa dita do të zgjatet. Pensionistët thonë se ky ndryshim nuk ndikon tek ta pasi me daljen në pension më nuk e matin kohën me orë.

 “Nuk do ndikoje asgjë pasi njëjtë është për mua, se a zgjohem një orë më herët a jo njëjtë e kam,” tha një qytetar.

”Do të mësohemi nuk mund të ndryshojmë asgjë. Sa i përket shëndetit mua nuk me pengon,” tha një qytetar tjetër

Ndërrimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin më efikas të dritës dhe uljen e konsumit të energjisë elektrike. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të përshtatin oraret dhe të kenë kujdes me aktivitetet e planifikuara, sidomos në mëngjesin e së dielës. Ora verore do të zgjasë deri në fund të muajit tetor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button