Të ndërtosh avion në shtëpi

Të ndërtosh avion në shtëpi

Ndërsa bota ishte e mbyllur brenda gjatë pandemisë, inxhinieri mekanik indian me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Ashok Aliseril Thamarakshan e shfrytëzoi sa më mirë kohën e tij dhe ndërtoi një aeroplan.

38-vjeçari i cili është gjithashtu një pilot privat, ëndërronte të krijonte një avion personal për të marrë familjen e tij në udhëtime dhe kishte frikë nga aeroplanët me qira, të cilët ai tha se zakonisht janë të vjetër dhe të pasigurt për t’u fluturuar.

Inxhinieri mekanik tha se fillimisht kishte planifikuar të porosiste pjese avioni dhe ta ndërtonte atë me kolegët e tij në shtëpinë e tij, por karantina e vitit 2020 nuk i la atij zgjidhje tjetër veçse ta përfundonte vetë.

I quajtur sipas vajzës së tij më të vogël Diya, avioni “G-Diya” me ngjyrë të kuqe metalike mund të transportojë deri në katër persona duke përfshirë pilotin dhe të arrijë rreth 250 km (155 milje) në një orë.

Pasi mori lejen për të fluturuar, Thamarakshan fluturoi nëpër katër vende evropiane me miqtë e tij dhe gjithashtu ka shkuar në një udhëtim me familjen e tij prej katër anëtarësh.

“Aeroplani është thjesht për qëllime rekreative. Pra është thjesht…nuk kishte asnjë qëllim tregtar ose nuk e bëra për atë lloj qëllimi,” tha Thamarakshan. Kostoja e ndërtimit të avionit të itj është afërsisht 226 mijë dollar./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button