Të shtunën do të shënohet në Shkup “Dita Ndërkombëtare e Shoqërive Civile dhe Ndërmarrjeve Sociale”

Të shtunën do të shënohet në Shkup “Dita Ndërkombëtare e Shoqërive Civile dhe Ndërmarrjeve Sociale”

Të shtunën, më datë 24 shtator, në Shkup do të shënohet “Dita Ndërkombëtare e Shoqërive Civile dhe Ndërmarrjeve Sociale” e cila mbledh më shumë se 100 organizata civile çdo vit për të prezantuar punën e tyre.

Ky është viti i pestë i organizimit të këtij festivali, i cili këtë herë do të ketë temën “Kthimi i hapësirës shoqërore”.

“Kjo është hapësira ku qytetarët duhet të vijnë, të informohen, të diskutojnë me organizatat joqeveritare, këtë rast edhe ndërmarrjet sociale. Nga ana tjetër është hapësira ku bashkohen qytetarët, organizatat joqeveritare dhe institucionet. Me qëllim që institucionet t’i dëgjojnë “hallet” e qytetarëve”, thekson Jellmaz Dervishi nga Civica Mobilitas.

Sipas Dervishit, ideja e të gjithë programit është që të sjellin ndryshime në shoqërinë tonë. Meqë target grupi i ndërmarrjeve sociale dhe organizatave joqeveritare është i njëjtë ata kanë vendosur që këtë vit të bashkojnë forcat me Qendrën për Ndërmarrësi Sociale. Ai thekson se qëllimi i festivalit është që organizatat të mund të prezantojnë në shesh atë që bëjnë prapa kuintave.

“Ekziston një mundësi e tillë që organizatat joqeveritare të marrin statusin e ndërmarrjes sociale, sepse të njëjtat ri-investojnë profitin që kanë, kanë mision dhe janë transparente. Meqë të gjithë këto elemente janë të njëjta, jemi në platformë të njëjtë”, thekson Barbara Sadowska nga Fondacioni Barka për emisionin Pasdite me Alsat.

Sipas Barbara Sadowkës, edhe kryetarët e komunave janë të interesuar për këtë nismë për mbështetje të ndërmarrësisë sociale, dhe njësoj edhe kompanitë, sepse ata mund të përfshijë ndërmarrjet sociale në zinxhirin e tyre dhe të blejnë prej tyre.

Festivali organizohet nga Civica Mobilitas në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmarrësi Sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button