" "
Një tërmet shumë i fortë ka goditur Perunë. Forca e tërmetit ka qenë 7.2 e shkallës Rihter dhe për më tepër, tronditja është ndjerë në zona të ndryshme të Perusë jugore, ku popullsia doli në rrugë nga frika e shkaktuar prej lëkundjeve të forta.
https://twitter.com/i/status/1529804878213685255
Deri më tani, njofton radioja “RPP” në Lima, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga tërmeti. Ndërkohë që tronditjet u ndjenë edhe në Kili dhe Bolivi.
Kujtojmë që vendet e Amerikës Latine dhe shtete rreth oqeanisë goditen shpesh nga tërmete kaq të forta.








