The Weeknd dhuron 1 milion dollarë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë

The Weeknd ka nxjerr në pah anën e tij më humane, teksa ka bërë një lajmërim me rëndësi ditën e djeshme. Këngëtari ka zbuluar se do të dhurojë 1 milion dollarë për në Etiopi për të lehtësuar urinë mes raporteve të spastrimit etnik në rajonin Tigray. Mijëra njerëz besohet se janë vrarë, përdhunuar dhe abuzuar gjatë një konflikti në Etiopi që vazhdon prej 5 muajsh.

“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi, ndërsa njerëz të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi. Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin”, shkroi artisti në njoftimin e tij.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që The Weeknd bën një gjest të tillë kaq njerëzor. Në qershor të vitit të shkuar, ai dhuroi 1 milion dollarë të tjera për të ndihmuar në luftën me Covid-19. Po ashtu 2 muaj më vonë, ai dha 300 mijë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ku mbetën të vdekur 200 persona. The Weeknd dhuroi edhe 500 mijë dollarë për luftën kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd.

LEXO EDHE:

Back to top button