Themeluesi i platformës së kriptovalutave Thodex, arrestohet në Shqipëri

Themeluesi i platformës së kriptovalutave Thodex, arrestohet në Shqipëri

“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Ozer në Turqi nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme e Turqisë.

Ministria e Brendshme e Turqisë, njoftoi se themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Ozer, i cili kërkohet me buletin të kuq, është kapur në Shqipëri.

Në njoftimin e bërë nga ministria turke, thuhet se ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, në orët e mëngjesit e ka njoftuar homologun e tij turk, Suleyman Soylu, se Ozer është kapur në qytetin e Vlorës dhe se identiteti i tij është konfirmuar nga rezultatet biometrike.

“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Ozer në Turqi nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e vendit më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave, Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Ozer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Ozer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu ndaj Ozer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

LEXO EDHE:

Back to top button