TikToku, është kthyer një rrjet social i preferuar edhe për politikanët shqiptarë, as Rama nuk i shpëton këtij trendi!

Tashmë kemi parë video të ndryshme të tyre, përfshirë këtu edhe ish-presidentin Ilir Meta si dhe gruan e tij, Monika Kryemadhin. Megjithatë, këtij trendi nuk i ka shpëtuar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Foto: Screenshot/TikTok

Së fundmi, Rama është bërë viral me një video në TikTok ku shfaqet duke kënduar hitin “Bella Ciao” përkrah një grupi muzikor.

Përveç kësaj, Edi shpesh është komentuar në media për paraqitjet dhe veshjet interesante në publik.

Foto: Screenshot/TikTok

I njëjti edhe më parë ka komentuar apo ka dhënë vlerësimin e tij për këngët që janë kthyer në hit.

Gjatë vitit të kaluar, Rama kishte postuar një video në Instagram duke dëgjuar këngën “Diell” të Fifit, me të cilën u fiksuan të gjithë.

LEXO EDHE:

Back to top button