Tirana zgjohet nga tritoli, shpërthim pranë një banese

Tirana zgjohet nga tritoli, shpërthim pranë një banese

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lënda plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar, ndërkohë që janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë të banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

LEXO EDHE:

Back to top button