Trump në kontakt me Putinin dhe Zelenskyn – çfarë pritet sot?

Presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë sot bisedat telefonike të paralajmëruara me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky pas negociatave të të dërguarve amerikanë në Moskë dhe Kiev gjatë fundjavës. Burime amerikane kishin bërë të ditur se Trump pritej të fliste fillimisht me Putinin dhe më pas me Zelenskyn më 7 shtator.

Të dërguarit Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner zhvilluan takime me Putinin më 5 shtator dhe me Zelenskyn më 6 shtator, në kuadër të përpjekjeve për të ringjallur negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. Bisedimet u cilësuan si konstruktive dhe substanciale, por pa një marrëveshje apo përparim konkret për përfundimin e luftës. Ndërkohë, Kremlini ka lënë të hapur mundësinë e rifillimit të negociatave, duke e cilësuar përpjekjen amerikane si një hap të vogël drejt paqes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button