Ulet numri i veprave penale në Manastir dhe rrethinë

Ulet numri i veprave penale në Manastir dhe rrethinë

151 vjedhje të rënda në 7 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar në Manastir, ndërsa krahasuar me një vit më parë shifrat shënojnë ulje. Në gjysmë vjetorin e pare numri i përgjithshëm i veprave penale në rajonin e Manastirit ka shënuar ulje për 43 për qind. Ndërsa numri i përgjithshëm i kallëzimeve penale shënon rritje për 0.7 për qind, ndërsa efikasiteti shënon rritje për 12 për qind.

“Si rezultat i një sërë masash dhe aktivitetesh të ndërmarra të SPB-së, Manastir është shënuar efikasitet për 47 në pjesën e zbulimit të autorëve të veprave penale. Në gjysmë vjetorin e parë numri i përgjithshëm i veprave penale që janë kryer në rajonin e Manastirit krahasuar me vitin e kaluar shënon ulje të madhe. Vetëm në muajin korrik në rajonin e Manastirit janë denoncuar 11 vjedhje të rënda, krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë trefish më i madh. Që do të thotë se në 7 muajt e vitit 2023 kemi gjithsej 151 vjedhje të rënda, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2022 numri i vjedhjeve të rënda ka qenë 502”, deklaroi Sanja Stamatova, SPB-Manastir. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button