Vaksinat kineze, Prokuroria mbledh informacione

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka njoftuar se ndjek me vëmendje informacionet të cilat pretendojnë të zbulojnë keqpërdorime nga ana e ministrisë së Shëndetësisë gjatë procedurës së furnizimit me vaksinat kineze. Nga kjo Prokurori thonë se në përputhje me kompetencat e tyre do të japin edhe udhëzimet dhe urdhëresat e nevojshme për zbulimin e krimit.

Prokuroria për Krim të organizuar dhe korrupsion

 Presim që Institucionet kompetente deri në Prokurori të dorëzojnë të dhënat e tyre dhe veprat eventuale penale të kryera. Prokuroria, në përputhje me kompetencat e saj do të udhëzojë  urdhëresa  për zbulimin e këtij lloji të krimit. Në të njëjtën kohë, Prokuroria inkurajon opinionin derisa ka njohuri për ndonjë vepër penale, të njëjtën ta dorëzojë në organet kompetente për dënim dhe të zbardhet rasti’.

Ndërkohë nga Komisioni për antikorrupsion për ALSAT thonë se nuk ka detaje të reja lidhur me dokumentet e publikuara nga gazeta italiane “LA Verita” mbi çështjen e furnizimit me vaksinat kineze.

Komisioni për Antikorrupsion

Për momentin ende jemi në fazën e grumbullimit të të dhënave mbi këtë çështje. Kur do të vendosim të hapim padi atëherë do të njoftojmë opinionin” .

Kreu i opozitës Hristijan Mickovski përmes një postimi në facebook kërkoi dorëheqjen e Qeverisë për shkak të mungesë së vaksinave.

Fakt është se Maqedonia, përpos disa mijë vaksinave donacion, ende nuk pa as edhe një vaksinë nga cilido prodhues. Dorëheqje të Qeverisë më të paaftë”.

Gjatë ditës së djeshme gazeta italiane “La Verita” publikoi dy dokumente të nënshkruara nga ministri i Shëndetësisë Filipçe, të cilat sipas gazetës italiane procedurën e blerjes së vaksinave kineze e ka ndërmjetësuar një kompani fantome, gjë që e cilëson tërë procesin si jo të rregullt. Ministri i Shëndetësisë hodhi poshtë të ketë diçka të paligjshme në tërë procesin, megjithëse pohoi se në pamundësi për të rënë në kontakt direkt me Sinofarm, kanë kërkuar ndërmjetësues, por këtë gjë ai e quajti si diçka të rregullt.

Derisa qytetarët janë në pritje të vaksinave, numri i të infektuarve vazhdon të rritet. Komisioni për sëmundje ngjitëse pritet që javën e ardhshme të shqyrtojë nëse do të ketë nevojë për vendosjen e masave të reja restriktive. Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 868 raste të reja me Kovid, 397 persona janë shëruar, ndërkaq numri i viktimave është 15.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button