Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Ka vazhduar sot pasdite seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Të pranishëm në Kuvend janë 83 deputetë, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot.

Në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, e para nga Lista Guxo, ndërsa ky i dyti nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button