Vjosa Osmani nuk zgjedhet presidente në raundin e parë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedhë presidentin e Kosovës në raundin e parë të votimit. Kjo pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori 80 vota të nevojshme.

Në garë për president janë Vjosa Osmani- Sadriu dhe Nasuf Bejta, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë, por 81 prej tyre morën pjesë në votim. Osmani-Sadriu mori 69 vota ndërsa Nasuf Bejta nuk siguroi asnjë votë. Të pavlefshme u shpallën 12 fletëvotime.

Tani, deputetët pritet të zhvillojnë raundin e dytë të votimit, në të cilin poashtu kërkohet që njëri nga kandidatët të ketë së paku 80 vota për, në mënyrë që të zgjedhet president i Kosovës.

Nëse edhe në këtë raund asnjëri nga kandidatët nuk e arrin këtë rezultat, kalohet në raundin e tretë, në të cilin duhen 61 vota.


Vjosa Osmani nuk arriti që të merr numrin e mjaftueshëm të votave për tu zgjedhur presidente e Kosovës. Gjatë procesit të votimit morën pjesë 81 deputetë, prej tyre 69 votuan për Vjosa Osmanin, ndërkohë që 12 fletëvotimi ishin të pavlefshme.  Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do të vazhdojë me raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa Nasuf Bejta asnjë votë, dhe 12 fletëvotime ishin të pavlefshme në tentimin e tretë të raundit të parë, andaj zgjedhja e presidentit do të tentohet të bëhet në raundin e dytë”, tha Konjufca.

LEXO EDHE:

Back to top button