Prishtinë, raundi i tretë i votimit për president

Ka nisur votimi në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Tani aktualisht në sallë janë 80 deputet ku drejt kutisë së votimit deri tash ka shkuar Adelina Grainca deputetja e PDK-së, e cila tashmë është ulur në ulëset e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Për t’u zgjedhur president në këtë raund nevojitet që të jenë të pranishëm në sallë 80 deputetë dhe të merren të paktën 61 vota.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur ditën e djeshme, por që për shkak të mungesës së kuorumit dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit. Në raundin e dytë nuk ka pasur serish vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.

Sot në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy dje nuk kishin marrë pjesë në seancë. Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja Adelina Grainca, e cila nuk kishte marrë pjesë në votimin e parë.


Vjosa Osmani nuk kaloi as raundin e dytë

Kandidatja për presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk arriti të grumbulloj votat e duhura as në raundin e dytë, ku të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 82 deputet, prej tyre 67 votuan për Vjosa Osmanin, 4 për kundër kandidatin Nasuf Bejta dhe 11 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca paralajmëroi edhe raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button