Vazhdon uljen e lehtë çmimi i naftës në Shqipëri, rritet benzina

Vazhdon uljen e lehtë çmimi i naftës në Shqipëri, rritet benzina

Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve në Shqipëri ka vendosur sot që çmimi i naftës të shkoi në 255 lekë [2.1 euro] për litër, duke rënë me 3 lekë në krahasim me çmimin e mëparshëm.

Në anën tjetër, vihet re se çmimi i benzinës është vendosur në 242 lekë [2 euro] për litër dhe i gazit në 83 lekë [0.69 euro] për litër.

Nëse i referohemi çmimeve të mëparshme, benzina është rritur me 3 lekë, ndërkohë gazi nuk ka pësuar rritje.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

LEXO EDHE:

Back to top button