Vendet e G7 dhe Australia iu bashkuan BE-së për zbatimin e çmimit tavan ndaj naftës ruse

Vendet e G7 dhe Australia iu bashkuan BE-së për zbatimin e çmimit tavan ndaj naftës ruse

Vendet e G7 dhe Australia iu bashkuan Bashkimit Evropian (BE) për zbatimin e çmimit tavan me 60 dollarë për fuçi për naftën e transportuar nga Rusia me rrugë detare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga vendet anëtare të G7-tës thuhet se edhe BE-ja ka ndërmarrë një hap të ngjashëm dhe se është arritur konsensus për zbatimin e çmimit tavan me 60 dollarë për fuçi për naftën që transportohet nga Rusia me rrugë detare.

“Me këtë vendim, vendet e G7 kanë përmbushur angazhimet e tyre për të ndërprerë burimet e fitimit të Rusisë në luftën në Ukrainë”, thuhet në deklaratën ku shtohet se në këtë mënyrë synohet që të ulet sa më pak efekti negativ i luftës Rusi-Ukrainë në tregjet globale.

Më tej në thuhet se praktika në fjalë do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

– Zbatimi i çmimit tavan diskutohej një kohë të gjatë

G7 dhe vendet e BE-së po zhvillonin bisedime për zbatimin e çmimit tavan për naftën ruse. Javën e kaluar G7 propozoi caktimin e një çmimi tavan prej 65 deri në 70 dollarë për fuçi për naftën që transportohet me rrugë detare nga Rusia.

Komisioni Evropian për arritjen e një konsensusi në negociatat me vendeve anëtare u kishte propozuar vendeve anëtare të BE-së zbatimin e çmimit tavan prej 60 dollarë për fuçi për naftën që transportohet nga Rusia me rrugë detare

Përveç çmimit të naftës prej 60 dollarë për naftën ruse bëhet fjalë edhe për formimin e një mekanizmi të ri shtesë për kufizimin e çmimit. Mekanizmi do të sigurojë që çmimi tavan për naftën ruse të mbahet nën 5 për qind të çmimeve të tregut.

Çmimi tavan që zbatohet ndaj naftës ruse do të rivlerësohet çdo 2 muaj.

Zbatimi i çmimit tavan pritet të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, në kohën kur do të hyjë në fuqi vendimi i BE-së për ndërprerjen e furnizimin me naftë bruto nga Rusia me rrugë detare.

Rusia kryen rreth 10 për qind të prodhimit botëror të naftës. Zyrtarët rusë kanë deklaruar se nuk do t’u shesin naftë vendeve që marrin pjesë në zbatimin e çmimit tavan.

LEXO EDHE:

Back to top button