Venko: Procesi i vaksinimit po rrjedhë normalisht, janë vaksinuar afro 35 mijë qytetarë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe sot monitoroi qendrën e vaksinimit në A1 Arena në Shkup, me çrrastë njoftoi se vaksinimi në vend po rrjedh normalisht, pa pengesa dhe se deri tani në gjithë vendin janë vaksinuar afro 35 mijë qytetarë.

“Procesi i vaksinimit po rrjedh normalisht. Afro 13 mijë qytetarë janë vaksinuar me Astra Zeneca, vaksinat tjera të mbetura janë shpërndarë nëpër institucionet tjera shëndetësore dhe punktet në gjithë vendin. Vaksinimi vazhdon me dinamikën e njëjtë, me numër më të lartë të të interesuarve për vaksinim. Gjithsejtë janë vaksinuar afro 35 mijë qytetarë”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se të martën një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë do të qëndroj për vizitë zyrtare në Beograd edhe përkundër deklaratës së djeshme se nuk ka nevojë për marrëveshje me Institutin Torlak i cili do të prodhoj vaksinën ruse “Sputnik V”.

“Do të takohemi me ministrin Llonçar dhe drejtoreshën e Institutit Torllak, do të flasim për shumë tema të rëndësishme, për bashkëpunimin edhe jashtë asaj me vaksinat. Do të flasim edhe për ndonjë plan strategjik për furnizimin me vaksina nga Instituti Torlak, edhe pse në këtë moment nuk janë të nevojshme por shohim se si po shkojnë punët me pandeminë, kemi paralajmërime të ndryshme, nuk mund të parashohim se si do të zhvillohen punët andaj vlerësoj se zgjidhje më e logjikshme do të ishte që Instituti Torlak të jetë partner strategjik në pjesën e furnizimit të vaksinave, atëherë kur të kemi nevojë, varësisht nga ajo se si do të rrjedh pandemia”, deklaroi Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button