Vetura me targa ruse ndalohet në Leposaviq, dërgohen në mbajtje dy shtetas francezë

Vetura me targa ruse ndalohet në Leposaviq, dërgohen në mbajtje dy shtetas francezë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas francezë në Leposaviq, pasi të njëjtit kanë hyrë ilegalisht në vend, derisa po udhëtonin me një veturë me targa ruse.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për kalim ilegal të kufirit.

“Më datën 25.07.2022 rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviçit, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja (ruse), në të cilin gjendeshin dy persona meshkuj, B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare”, thuhet në komunikatë.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Dyshohet se duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, thuhet në njoftim.

Njësi relevante të Policisë së Kosovës janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin.

LEXO EDHE:

Back to top button