Jakup Krasniqi paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.

Më 4 nëntor, hetuesit e Speciales, në bashkëpunim me policinë e EULEX-it kanë bastisur pronat e ish-kryetarit të Kuvendit, në Prishtinë dhje fshatin e tij të lindjes, Negroc të Drenasit.

Po atë ditë, Krasniqi është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.

Jakup Krasniqi është i arrestuari i katërt nga Gjykata Speciale.

Një ditë pas transferimit të tij në Hagë, për në Speciale janë nisur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

 

LEXO EDHE:

Back to top button