Video Lotaria promovon fondacionin “Edukata”

Video Lotaria promovon fondacionin “Edukata”

Videolotaria shtetërore promovon fondacionin “Edukata” e cila do të ndajë bursa për studentët. Konkursi i parë do të përfshijë studentë të katër fakulteteve, atë të inxhinierisë mekanike, fakultetit të informatikës, fakultetit juridik dhe fakultetit të matematikës. Drejtori i fondacionit Oliver Arsovski theksoi se të gjithë këto fakultete si fillim do të marrin nga tre bursa. Rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Nikolla Jankullovski tha se investimet e tilla kanë rëndësi të madhe dhe ndikojnë në standardin e jetesës së studentëve dhe në përparimin e procesit arsimorë, shkruan Alsat.

“Fondacioni ‘Edukata’ fillon me punë që sot, pra sot është shpallur konkursi publik, që do të jetë në ueb faqen tonë, ku studentët do të mund të informohen se cilat janë kushtet për marrjen e bursave. Kemi folur gjatë lidhur me atë se sa duhet të jetë niveli I bursës dhe vendosëm që të mos jetë shumë I vogël, gjegjësisht të jetë bursë e denjë, ajo do të jetë 18 mijë denarë për secilin student dhe qëllimi ynë është që ta ndjekim të gjithë shkollimin e tyre, pra katër vite studim”, deklaroi Oliver Arsovski, Drejtori I Fondacionit “Edukata”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button