VMRO-ja akuzon shumicën për sjellje kontrabandiste gjatë zgjedhjes së anëtarëve të antidiskriminimit

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, e ka akuzuar shumicën parlamentare për sjellje kontrabandiste gjatë zgjedhjes së anëtareve të Komisionit Antikdiskrimin. Deputetët e VMRO-së thonë se shumica pengoi debatin mbi listën e anëtarëve të propozuar në këtë komision.

“Si deputetë të VMRO-DPMNE-së, qartë dhe zëshëm reagojmë se gjatë kësaj përzgjedhje nuk janë respektuar disa segmente të rëndësishme. Po ashtu mund të konstatojmë se bëhet fjalë për kandidat partiak, të zgjedhur dhe selektuar në shtabet e LSDM-së të cilët nuk kanë asnjë përvojë pune në këtë sferë”, thuhet në kumtesën e deputetëve të VMRO-së, ku shtohet se mes kandidatëve të zgjedhur ka edhe persona të cilët kanë qenë funksionar të lartë të LSDM-së, ish deputet por ka edhe konflikte interesash dhe nepotizëm.

LEXO EDHE:

Back to top button