VMRO: Pendarovski të shpërngulet nga Vodno

VMRO: Pendarovski të shpërngulet nga Vodno

Pendarovski nuk duhet të garojë për një mandat të dytë për të largohet nga Vodno, thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke e akuzuar edhe atë për politikat e pushtetit, shkruan Alsat.

Sipas partisë opozitare, edhe Pendarovski është fajtor për shpërnguljen e qytetarëve jashtë vendit.

“I njëjti ai Pendarovski i cili e pranoi se me të, me LSDM-në dhe BDI-në nuk ka kushte për jetë dëshiron përsëri të jetë President dhe të jetë arsye për shpërngulje nga vendi dhjetëra mijëra qytetarëve të tjerë. Stevo Pendarovski shkel dinjitetin e popullit dhe të shtetit. Ta porosisim Pendarovskin se maqedonasit nuk do të shpërngulen më. Është koha që ai të shpërngulet nga Vodno”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button