Vrau familjen shqiptare në Greqi, kapet autori i dyshuar

Personi i dyshuar si ekzekutori i familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit tre ditë më parë është arrestuar.

Sipas autoriteteve greke,ka qenë një patrullë e saj që e identifikoi fillimisht dhe iu vu në ndjekje në zonën e Pirgosit .
Ai u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin.

Policia helene arriti të bënte ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke,60-vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.

Ai u dërgua në drejtorinë e policisë të Ahaias dhe pritet të merret në pyetje.

Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek dhe atë shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button