Vuçiq: Po shkoj në Bruksel për të biseduar, por nuk shpresoj për ndonjë rezultat

Vuçiq: Po shkoj në Bruksel për të biseduar, por nuk shpresoj për ndonjë rezultat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është skeptik sa i përket arritjes së ndonjë rezultati në rundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq deklaroi për mediat se beson që pala e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se është duke e imponuar vullnetin e vet. Pesidenti serb, gjithashtu, tha se ka informacione për plane lidhur me veriun e Kosovës.

“Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri”, u shpreh Vuçiq.

Rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.  Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të takohen me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Po shkoj në Bruksel për të biseduar, por nuk shpresoj për ndonjë rezultat. Atyre nuk u intereson se çfarë do të thotë Beogradi, kështu që unë as nuk e di se për çfarë është dialogu. Ata që deklaruan se duhet të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, më lejoni që t’i pyes ata se a po bëjnë shaka? Çfarë kemi negociuar?. “Besoj se në shtator Kuvendi do të analizojë situatën me Kosovën dhe Metohinë. Ky është obligimi ynë. Qytetarët duhet të dëgjojnë se cili është obligimi ynë dhe shpresoj që arsyeja të mbizotërojë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button