Vulat e ASH-së/ Reagon avokati i Taravarit: Krim i organizuar

Vulat e ASH-së/ Reagon avokati i Taravarit: Krim i organizuar

Abidin Abduli, avokat i Arben Taravarit, sot në një konferencë për media, njoftoi se do të ankimojë vendimin e gjykatës së Tetovës për dhënien e vulave të ASH-së, krahut të Ziadin Selës.

Ai tha se në dëshminë e tyre në Gjykatën e Tetovës kanë qenë deklaratat e 68 kuvendarve të noterizuara në gjykatë të cilët nuk kanë marrë pjesë në kongresin e Selës.

“Nga 137 kuvendar 68 kuvendar nuk kanë marrë pjesë në kongresin e Ziadin Selës mirëpo ato janë zëvendësuar me njerëz tjerë e cila nuk është legjitime”, u shpreh Abduli, duke thënë tutje se gjykatësit nuk kanë marrë parasysh argumentet e dorëzuara, derisa theksoi se për këtë rast janë ndërruar 4 gjykatës.

“Dyshimet tona për një krim të organizuar mes kryetarit të gjykatës, gjykatësit që ka vendosur për lëndën dhe njërit prej avokatëve të palës tjetër është i dukshëm. Lëndën do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit në Gostivar dhe gjithsesi dyshojmë te të gjitha mundësitë për të kërkuar përgjegjësi procedurale dhe penale për kryetarin e gjykatës dhe gjykatësin që ka vendosur në lëndë”, theksoi avokati Abidin Abduli./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button