Xhensila Myrtezaj ka ditëlindjen dhe ky është urimi i Besit për të

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë sapo ka hyrë mesnata, të cilën ia ka bërë e motra.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhet në pusullën krahas dhuratës të cilën Xhensila e ka lexuar me zë të lartë për ndjekësit.

Xhensila ka lindur më 9 prill të vitit 1993 dhe sot ka mbushur 28 vjeç. Por, doni të dini si e uroi Besi?

Urimi i aktorit për partneren është për të mos u humbur! Krahas një fotoje super romantike, ai bën një shkrim po aq romantik.

“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. 😂”- ka shkruar Besi, i cili s’mund ta ndajë kurrësesi humorin as në këto raste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Sot, zgjimi i Xhensilës ishte më i bukuri, pasi shtëpia e tyre ishte mbushur me tollumbace pafund, ndërsa këto momente sigurisht që i shijoi në praninë e Ajkës. Përsa i përket jetës profesionale, sukseset për Xhensilën nuk kanë të ndalur. Ajo ka realizuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar forcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.

Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Për këtë vit, këngëtarja ka përgatitur një tjetër surprizë që do të vijë shumë shpejt.

“Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.

LEXO EDHE:

Back to top button