Yuri Kim: SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim gjatë vizitës saj në një qendër votimi i kujtoi edhe njëherë opinionit shqiptar se mbështetja e SHBA-ve nuk është për asnjë lider ose parti politike, por për të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Kim dha vlerësime të larta për sistemin e identifikimit elektronik të votuesve, duke bërë i bërë thirrje shqiptarëve të votojnë pa pengesa dhe pa frikë.

SHBA-atë nuk mbështesin një parti politike ose një kandidat politik, por mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Vërtetë shpresojmë që çdo qytetarë shqiptar do të ndjehet i lirë për të votuar dhe larg çdo lloj pengese. Kjo është dita juaj – deklaroi Yuri Kim, Ambasasdore e SHBA-ve në Tiranë.

BE-ja po ju shikon, ishte mesazhi i ambasadorit të BE-së në Tiran, Luigi Soreca. Ai vlerësoi se zgjedhjet e 25 prillit përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Sot duhet të dilni dhe të votoni, duhet të ushtroni jo vetëm të drejtën e votës, por edhe përgjegjësinë për të votuar. Kjo është një ditë me rëndësi për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj ne BE. Po i ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet. BE-ja po ju shikon – tha Luigi Soreca, Ambasador i BE-së në Tiranë.

Zgjedhjet po i vëzhgon edhe misioni i OSBE-ODIHR-së në të gjithë territorin, ndërsa vlerësimi i parë për procesin pritet ditën e hënë. Deklaratat e ambasadores Kim vijnë një ditë pas debatit të ashpër që kishte me presidentin Ilir Meta i cili akuzoi Kim se po ndërhynë në çështje të brendshme të Shqipërisë. Kim kishte tërhequr vërejtjen e tij se thirrjet për t’i marr sëpatat dhe sfurqet për të mbrojtur të drejtën e votës janë të pa tolerueshme dhe se do të ketë përgjegjësi për nxitësit e këtyre veprimeve.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button