Zaev: Debati për shkarkimin e Paunovskit do të zhvillohet në mbledhjen e qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të njoftoj qeverinë lidhur me qëndrimet e tij rreth shkarkimit të Stojko Paunovskit, gjithashtu do të njoftojë edhe për qëndrimet e të punësuarve në këtë inspektorat si dhe për qëndrimet e vetë Paunovskit, me të cilin tha se të premten ka ka psur kontakt.

“Unë do të lejoj që Qeveria të debatoj, që të mos del se përmes mediave po zhvillojmë debatin. Por në frymën e transparencës do të them se qëndrimet e mia do i them në Qeveri, do ti them qëndrimet e të punësuarve, do ti them qëndrimet e Stojko Paunovskit me të cilin të premten realizova një kontakt, kanë kontaktuar edhe shërbimet e tjera. Do ti them të gjitha argumentet. Më pas vendimet e qeverisë dhe sigurisht edhe kodi i etikës, gjithsesi se sipas kodit të etikës kemi mundësi se si të veprojmë por edhe me rregullativat pozitive ligjore që ekzistojnë në republikën e Maqedonisë së Veriut për vetë procedurën, edhe për propozimin për shkarkim edhe për propozimin për mbetje. Kështuqë kemi shumë opsione të cilat i kemi në dispozicion”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button