Zaev: Nuk tërhiqemi nga ideja për digjitalizim të librave

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotëm për shtyp në Zonën e lirë ekonomike Bunarxhik tha se Qeveria nuk do të tërhiqet nga ideja për digjitalizimin e librave, transmeton Alsat.

“Tërheqja e Ligjit për librat digjitalë nuk do të thotë tërheqje nga qëllimi , do të thotë zbatimi e shtimit të ndonjë elementi shtesë”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev tha se ideja do për digjitalizim të librave do të zhvillohet gradualisht.

“Bota po ec para, digjitalizim ka gjithkund. Apeloj të jepni shans që të jemi krah më krah me botën bashkëkohore. Nuk duhet të frikësohemi. Procedura nuk po shpejtohet. Vitin tjetër është vetëm për klasën e katërt, të cilët do të kenë edhe libra të shtypura plus edhe libra digjital”, tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button