Zaharieva: Njohim identitetin maqedonas vetëm pas vitit 1945

Ministrja e jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ka thënë se Qeveria në Shkup po përpiqet të mohojë historinë tonë të përbashkët dhe kjo është arsyeja pse kemi mosmarrëveshje bilaterale.

Një identitet i veçantë maqedonas u formua në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Bullgaria njeh këtë identitet të veçantë të Maqedonisë së Veriut dhe mbështet integrimin evropian. Heronjtë e zakonshëm kombëtarë, të tillë si Goce Dellçev, i cili si një maqedono-bullgar luftoi për pavarësi nga Perandoria Osmane në shekullin XIX, portretizohen vetëm si maqedonas. Versionet maqedonase të këngëve dhe romaneve të famshme bullgare janë rishkruar për të fshirë gjithçka bullgare në to. Një komision i përbashkët i historisë u krijua për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por rezultate konkrete ende nuk ka- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashmte e Bullgarisë

 Në një shkrim për magazinën gjermane “Theeuropean.de”, Zaharieva akuzoi Shkupin për mos zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë të nënshkruar në vitin 2017, pastaj për fyerje të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut por edhe për diskriminim të investitorëve bullgarë.

 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët e ndjejnë veten si bullgarë, ngacmohen dhe dënohen, dhe adresat e tyre zbulohen në rrjetet sociale. Shkupi po shtyn gjithashtu projektet e transportit të infrastrukturës për korridoret e rëndësishme ekonomikisht të financuara nga BE. 130 milionë euro janë humbur tashmë për ndërtimin e autostradës A1 midis dy vendeve tona, sepse Shkupi injoron kërkesat për fonde të BE-së’ pohoi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashmte e Bullgarisë

 Sofje në nëntor të vitit të kaluar bllokoi kornizën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut nuk lëkundet nga qëndrimet lidhur me kontestin me Bullgarinë, pavarësisht qëndrimeve tanimë të qarta të Brukselit mbi nevojën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në mënyrë që Shkupi të mund të nisë bisedimet për anëtarësim.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button