Zelensky: Urat me Rusinë ende nuk janë shkatërruar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai është ende i hapur për negociata me Rusinë, por vetëm nëse Moska tërheq trupat e saj, raporton Sky News të shtunën.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga grupi i ekspertëve Chatham House, Zelensky ka thënë se nevojiten marrëveshje për të “ndaluar vrasjen” me “kanalet diplomatike” të përdorura për të rifituar territoret e Ukrainës.

Parakusht për këtë do të ishte “rikthimi i situatës nga 23 shkurti. Ata duhet të tërhiqen. Në atë situatë ne do të jemi në gjendje të fillojmë të diskutojmë gjërat normalisht”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas ka folur në mënyrë metaforike duke thënë se “përkundër faktit se po na shkatërrojnë të gjitha urat, mendoj se ende nuk janë shkatërruar të gjitha urat”.

LEXO EDHE:

Back to top button