Zgjedhje të parakohshme në Bullgari, presidenti shpërndan parlamentin

Zgjedhje të parakohshme në Bullgari, presidenti shpërndan parlamentin

Më 2 tetor Bullgaria zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të katërtat në 18 muaj.

Presidenti Rumen Radev dekretoi një ditë më parë shpërndarjen e parlamentit.

Me të njëjtin dekret, Radev emëroi një kabinet të përkohshëm të kryesuar nga Galab Donev, një ish-ministër i përkohshëm i punës dhe politikës sociale.

Masa erdhi pasi partitë politike nuk arritën të bien dakord për një koalicion të ri pasi kabineti katërpartiak i kryeministrit Kiril Petkov, u rrëzua në qershor.

Petkov e bëri luftën kundër korrupsionit moton e qeverisë së tij, por përpjekjet për reforma u minuan me tërheqjen e partisë “Ka një popull të tillë”.

Analistët thonë se zgjedhjet e vjeshtës  ka të ngjarë të prodhojnë  një legjislaturë tjetër të fragmentuar me përfaqësim më të fortë të partive pro-ruse, duke e bërë potencialisht edhe më të vështirë formimin e një koalicioni qeverisës.

Mungesa e një parlamenti funksional e bën të pamundur miratimin e ligjeve dhe mund të përkeqësojë problemet ekonomike të vendit me inflacionin në rritje dhe shqetësimet për furnizimet me gaz pasi Rusia ndërpreu furnizimet për Bullgarinë disa ditë pas luftës në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button