Zgjedhjet në Shqipëri, Basha: Masakër elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulëzim Basha, i ka quajtur masakër elektorale zgjedhjet e 25 prillit, ku fitues doli për herë të tretë Partia Socialiste e Edi Ramës. Në një deklaratë për media, Basha ka thënë se partia e tij po mbledh fakte për të treguar manipulimin e votave. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta edhe për kandidatë të PS-së që morën mandatin, që sipas Bashës, i siguruan votat përmes lidhjeve me krimin. Kësaj i është përgjigjur kryeministri Rama, i cili ka thënë se më s’e ka prioritet luftën politike. “Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë”, ka shkruar Rama në Twitter teksa theksoi se ftesa për bashkëpunim vijon të ngelet e hapur.

LEXO EDHE:

Back to top button