“Zgjohem në mes të natës”, Michele Obama tregon se vuan nga depresioni


Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve Michelle Obama ka thënë se vuan nga “depresioni i shkallës së ulët” për shkak të pandemisë, padrejtësive racore dhe “hipokrizisë” së administratës se Presidentit Donald Trump.

Ajo tha se menaxhimi i ulje-ngritjeve emocionale, kërkonin “njohjen e vetvetes” dhe “gjëra që të sjellin gëzim”. Zonja Obama tregoi se ajo ka ndeshur vështirësi në rutinën e saj të stërvitjes dhe gjumit.

“Jam zgjuar në mes të natës sepse kam qenë e shqetësuar për diçka ose kam pasur një peshë të rëndë. Unë e di që kam të bëj me një formë të depresionit të shkallës së ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të padrejtësive racore, dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese”.

Ajo gjithashtu tha se është “rraskapitëse”  të “zgjohesh nga një histori e një njeriu me ngjyrë që dehumanizohet, lëndohet, vritet, ose akuzohet për diçka në mënyrë të pavërtetë”.

“Dhe kjo ka çuar në një peshë që nuk e kam ndjerë në jetën time, për një kohë të gjatë”, tha ajo.

Sidoqoftë, ish-Zonja e Parë tregoi se “skedulimi i orarit është i rëndësishëm” për menaxhimin e këtyre ndjenjave – dhe se mbajtja e një rutine është bërë edhe më e rëndësishme për të në pandemi.

LEXO EDHE:

Back to top button