Zhvillimet e fundit në Kosovë, Kurti udhëton në Paris

Zhvillimet e fundit në Kosovë, Kurti udhëton në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë në Francë, i cili ka shkuar në Paris për Forumin e Paqes me ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, pa treguar nëse në Paris kryeministri Kurti do të ketë takim trepalësh me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Macronin. “Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Kurti ka thënë mbrëmë nëpërmjet një video-mesazhi se “ndoshta” do të takohet me Vuçiqin dhe Macron gjatë qëndrimit të tij në Paris./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button