43 shkelje të orës policore, 484 sanksione për mosmbajtje të maskës

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (25.04.2021) e deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 43 shkelje të orës policore. Nga ky dikaster njoftojnë gjithashtu edhe për 484 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button