Hodai: Kemi mbështetje të madhe nga grupi i krijuar në Facebook

Përfaqësuesi i Unionit të Nxënësve, Blendi Hodai në konferencën e sotme për shtyp pas shpalosjes së kërkesave në lidhje me reformat e paralajmëruara në arsim për digjitalizim ka komentuar edhe grupin me mbi 60 mijë prindër që është krijuar në Facebook kundër këtyre reformave, transmeton Alsat. Hodai tha se do të përpiqen që të kontaktojnë me krijuesit e grupit në mënyrë që të konkretizojnë edhe më tepër kërkesat.

Në lidhje me: Unioni i Nxënësve kundërshton digjitalizimin e librave

“Këto kërkesa kanë të bëjnë edhe me prindërit edhe me profesorët. Do mundohemi që të jemi në kontakt dhe të bisedojmë me të gjithë palët që janë të prekura nga ky vendim. Do bisedojmë me Sindikatën e Arsimit dhe me këshillat e prindërve. Kemi vlerësuar se kemi mbështetje të madhe në grupin e krijuar në Facebook”, tha mes tjerash Hodai.

LEXO EDHE:

Back to top button