Aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit, arrestohen 7 persona

Aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit, arrestohen 7 persona

Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë është duke kryer një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit.

Nga bastisja e 10 lokacioneve janë arrestuar shtatë persona, njofton Klankosova.tv.

Këtë e konfirmoi prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotivikëve dhe armëve.

“Aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit. Deri tani janë bastisur 10 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona. Po ashtu deri tani është konfiskur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe janë sekuestruar disa armë. Aksioni është duke vazhdur”, tha Qavolli për Klankosova.tv.

LEXO EDHE:

Back to top button