Arsovska dorëzon padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje”

Arsovska dorëzon padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska dorëzon padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak të ndotjes së ajrit. Arsovska tha se iniciativa përfshinë shkeljen e neneve 218, 230 dhe 234 të kodit penal që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, ujërave, tokës dhe rrezikim të shëndetit të qytetarëve.

“Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos ‘Titan Usje’ ku gjatë kryerjes së matjeve të ajrit ambiental në fabrikë janë vërejtur shumë  grimca të dëmshme që dukshëm ndikojnë në prishjen e kualitetit të ajrit në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit. Për shkak të kësaj si kryetare e Qytetit të Shkupit ndërmora iniciativë për ngritje të procedurës penale”, u shpreh Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Fabrika e çimentos “Titan Usje” hodhi poshtë akuzat e Arsovskës. Sipas tyre, gjatë kontrollit është konstatuar se grimcat e ndotjes janë nën kufirin e lejuar.

“Kontrolli i jashtëzakonshëm nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësorë e zbatuar me 3 dhe 4 janar 2023, në prezencë edhe të inspektorëve të Qytetit të Shkupit, ka konfirmuar se misionet e procesit prodhues në Fabrikën ‘Usje’ janë më të ulëta se vlerat e kufirit të lejuar. Procesi i prodhimit në Fabrikën e çimentos ‘Usje’ zhvillohet sipas kornizave të përcaktuara ligjore dhe sipas standardeve ekologjike”, thonë nga Fabrika e çimentos “Titan Usje”.

Për rezultatet mbrëmë njoftoi edhe Inspektorati Shtetëror për ambientin ku thuhet se kishte tejkalim të parametrave të oksideve të azotit, nga 350 miligramë të lejuar, në 711 të numëruara. Arsovska paralajmëroi se deri në fund të javës do ta publikojë listën e të gjithë ndotësve në kryeqytet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button