BE-ja planifikon zbutjen e rregullave fiskale pas luftës në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka ndërmend t’i zbutë kufizimet për shpenzimet nga vendet anëtare për një vit shtesë, në përpjekje për t’iu kundërvënë pasojave ekonomike nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Komisioni Evropian rekomandoi të hënën pezullimin e rregullave të rregullta të BE-së për disiplinën e buxhetit kombëtar deri në vitin 2023. Ai tha se vendeve anëtare u duhet më shumë fleksibilitet fiskal për t’i trajtuar rreziqet e rritura ekonomike që nga pushtimi rus në shkurt.

BE-ja çaktivizoi kontrollet e saj të plota mbi nivelet e borxhit kombëtar në vitin 2020, si kundërpërgjigje ndaj pandemisë COVID-19, dhe kjo shtyrje do të skadonte në fund të këtij viti. Zgjatja e planifikuar deri në fillim të vitit 2024 vjen pasi vendet e BE-së përballen me një rënie të tregtisë së energjisë me Rusinë, rritje të inflacionit dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit.

Rekomandimi i Komisionit Evropian synon t’i adresojë nevojat afatshkurtra të shpenzimeve nga vendet anëtare për t’i ndihmuar ekonomitë e tyre, pa dëmtuar një rregullore që synon të parandalojë rritjen e deficitit buxhetor në nivelet që shkaktuan krizën e borxhit grek në vitin 2009.

LEXO EDHE:

Back to top button