Bebe Rexha vesh të njëjtin fustan si Dua Lipa për eventin e madh

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”, që këtë vit u organizua në kushte të jashtëzakonshme. Personazhe të njohur u shfaqën në vende të ndryshme, ndërkohë që tjerë pozuan nga shtëpitë e tyre. për shkak të rregullave anti-Covid.

Bebe Rexha kishte zgjedhur që këtë vit të vishte një fustan me të cilin dukej mjaft sensuale. Pjesa e sipërme kishte formën e një “body” që i nxirrte në pah format trupore, ndërsa poshtë kishte një fund të shkurtër.

Thuajse të njëjtën veshje ka pasur edhe Dua Lipa në “British Awards 2019”., me të vetmin ndryshim që ajo ka pasur fund të gjatë dhe në ngjyrë tjetër.

Në të dyja format kjo veshje duket mjaft bukur dhe këtë vit, Bebe është përzgjedhur si një nga vajzat e veshura më bukur. Kujtojmë se së fundmi dy artistet kanë qenë mjaft aktive në muzikë me projektet e reja. Dua Lipa publikoi 2 ditë më parë këngën “Fever” në bashkëpunim me Angele. Ndërsa Bebe Rexha solli duetin me Doja Cat para 1 muaji.

LEXO EDHE:

Back to top button