Bllokimi aktiv do të vazhdojë në vitin që vjen

Bllokimi aktiv do të vazhdojë në vitin që vjen

Gazetare: Fatlume Dervishi

VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë me bllokimin aktiv të Kuvendit edhe pas vitit të ri. Nga kjo parti thonë se do të mbështesin vetëm nismat e mira që janë në interes të qytetarëve.

“Të gjitha ligjet të cilat nuk janë në të mirë të qytetarëve dhe janë në drejtim të përfitimit të individëve në ekzekutiv do të jemi këtu këmbëngulës që t’i ndalim kurse ata që mund t’i përmirësojmë, me amendamente do t’i përmirësojmë. Sigurisht, është fakt, se zgjidhjet ligjore të cilat mendojmë se janë të mira edhe i kemi mbështetur”, tha Dajanço Eftimov, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja vlerëson se qëllimi i opozitës është radikalizimi i gjendjes në Kuvend dhe jo përmirësimi i përmbajtjes së ligjeve.

“Këto aspak nuk bëhet fjalë për qëllim të mirë dhe konstruktivitet për mbështetjen e disa zgjidhjeve ligjore por bëhet fjalë për pengmarrje të Hristijan Mickoskit nga Dimitar Apasiev. Këtë shpesh e flasim në periudhën e kaluar. Kjo është kështu sepse Mickoski duke mos pasur ku të shkojë me atë; thuaje, tërhiqu dhe kthehu tre hapa pas, dëshiron ta kopjojë Dimutar Apasievin në disa veprime të tij duke dhënë mundësinë që gjendja e punës së Kuvendit të radikalizohet”, deklaroi Martin Kostovski, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja filloi bllokimin aktiv në 10 maj, si masë për të detyruar pushtetin të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata bllokuan nisma të rëndësishme duke dorëzuar shumë amendamente dhe disa të tjera duke mos krijuar kuorum në plenare dhe në komisione. Megjithatë, kjo parti ka mbështetur disa nisma të caktuara të cilat kanë përfshirë ndihma direkte për kategori të ndryshme të qytetarëve si dhe kanë krijuar kuorum në disa raste, që të mund të fillojnë seancat./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button