fbpx

E keni parë çfarë dedikimi i ka bërë Ronela Hajati vetes për ditëlindje


Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ronela Hajati feston sot 31-vjetorin e saj. Ndryshe nga cdo vit tjetër, ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa foto nga fëmijëria duke uruar veten në këtë ditë speciale, për të cilën ka treguar se ka punuar fort.

“Gezuar ditelindjen Ronel! Ti qe ke qene gjithmone e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht), nje hap para (me demostrim serish ne foto), qe e do jeten pafund, qe do njerzit me gjith shpirt, muziken, dashurine, pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!”, ka shkruar Hajati në postimin e orëve të para të mëngjesit.

Me siguri kjo ditëlindje duhet ta ketë gjetur më të plotësuar Ronelën e cila nga viti në vit ka sjellë një sërë projektesh muzikore duke u kthyer në një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare falë ekspresivitetit dhe transparencës që ka shfaqur gjithmonë.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe Ronela ka treguar se ka punuar 4 këngë të reja, publikimin e të cilave nuk e ka zbuluar ende.

LEXO EDHE:

Back to top button