Fiton miliona në lotari, nuk i tregon gruas dhe djalit

Fiton miliona në lotari, nuk i tregon gruas dhe djalit

Një burrë në Kinë fitoi më shumë se 30 milionë euro në lotari, por nuk do që t’i tregojë gruas dhe djalit të tij pasi i frikësohet idesë se po ta marrin vesh do të bëhen dembelë. Për të ruajtur anonimitetin, burri i identifikuar thjesht si “Mr.Li” u prezantua në tërheqjen e çmimit i veshur si një personazh filmash vizatimorë. Ai tha për mediat lokale se ishte shumë i lumtur që kishte fituar çmimin, por nuk donte që kjo gjë të merrej vesh pasi i druhej mendimit që familjarët e tij nuk do të punonin sa duhet në të ardhmen. “Mr Li” bleu 40 bileta në Litang, në qytetin lindor të Nanning dhe në 7 prej tyre kishte përzgjedhur të njëjtët numra, të cilët dolën fitues.

LEXO EDHE:

Back to top button