[FOTO] Borë në qendrën e skijimit Kodra e Diellit

Momentalisht në qendrën e skijimit Kodra e Diellit po bie borë, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, sinoptikan Sllavço Popovski.

Një përrallë e bukur bore: AKTUALISHT reshje intensive të borës në qendrën e skijimit Kodra e Diellit, thuhet në postimin e Popovskit.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik, nesër në Maqedoni do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Nga kompania“Rrugët e Maqedonisë” informojnë se për momentin reshjet nuk shkaktojnë probleme gjatë rrugës për në qendrën e skijimit dhe se ekipet janë në terren.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button