Fundjavë e “zjarrtë” në partinë e Ahmetit

Gazetar: Mefail Ismaili

Pas Takimi i mbrëmshëm i paparalajmëruar i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me përfaqësues të degës së BDI-së në Manastir tregon se të dy grupet thellojnë betejën në terren. Tentuam që të komunikojmë dhe të marrim qëndrim nga Bekteshi, por sot ishte i pakapshëm për të komentuar vizitën e tij, në degën në të cilën, Grupi i Zjarrit ka njoftuar se do të shkojë të shtunën. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti, vizita e mbrëmshme në Manastir ishte pahijshme.

“Për shkak se kanë pasur shumë arsye për të shkuar në Manastir, në Qytetin e Alfabetit, sidomos për shtëpinë e Alfabetit, për problemet që kanë me rrymën, për problemet që kanë ata pak shqiptar që kanë mbetur në qytetin e Manastirit. Shumë më mirë do të ishte ky ekzekutiv të ishte më shpesh atje, afër problemeve të qytetarëve dhe shqiptarëve në Manastir dhe jo sot ku shkojnë për të ushtruar njëlloj presioni për të mos marrë pjesë në tubimin që është paralajmëruar në mënyrë transparente, në mënyrë publike”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI

 Kur Grupi i Zjarrit, bëri publik takimin e së shtunës në Manastir, pala tjetër në BDI për të njëjtën ditë caktoi takim me strukturat e partisë në Çegran të Gostivarit. Ndërkohë gjatë ditës Mexhiti njoftoi se së në cilësinë e nënkryetarit të partisë së bashku me sekretarin organizativ të BDI-së, Blerim Bexheti do të takojnë rininë e Shkupit më datën 18 janar. Mexhiti thotë se në terren shihet më së miri realiteti.

“Ndërsa takimet që janë paralajmëruar në Gostivar, me strukturat në Çegran, krejt janë në rregull edhe ne kërkojmë që edhe pala tjetër të jetë tek qytetari, edhe aty do të shihet realiteti a janë këto vërejtje me vend që i plotësojmë ne, mirëpo ka edhe një parregullsi apo një jo të vërtet ku thirren në vendim të Këshillit të përgjithshëm prandaj dalim në terren. mendoj se këshilli i përgjithshëm nuk ka mbajt mbledhje më shumë se një vjet dhe kjo nuk është e vërtetë”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI.

Për shkak të aktiviteteve në terren të paralajmëruara të “Grupit të zjarrit”, pala tjetër, plotësoi itinerarin e aktiviteteve të tyre në terren, duke bërë një agjendë të ngjeshur në rrethinën e Gostivarit dhe atë disa ditë radhazi. Ndërsa nga Grupi i Zjarrit thonë se takimet e tyre me strukturat e BDI-së i kanë filluar pas kërkesës së bërë nga tetë degët e partisë, duke filluar nga takimi i javës së kaluar në Studeniçan, për të vazhduar nesër në Manastir e më pas edhe në degë të tjera dhe me organe të tjera të partisë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button