Gjykimi për rastin “Softueri”, shtyhet për më 29 nëntor

Gjykimi për rastin “Softueri”, shtyhet për më 29 nëntor

Është shtyrë gjykimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Ai së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për blerje të paligjshme të një softueri, gjykimi është paraparë të mbahet më 29 nëntor për shkak të gjendjes shëndetësore të Daniell Stançev, gjithashtu i akuzuar në këtë rast. Ai ka dorëzuar vërtetim mjekësor për gjendjen jo të mirë shëndetësore. Sot në Gjykatën Penale Themelore në Shkup ishte paraparë të dëgjohen më shumë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, mes të tjerëve edhe përfaqësues të Avokaturës Shtetërore. Rashkovski akuzohet për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pastrim parash./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button