Zjarri në Gostivar, një fëmijë ka ndërruar jetë kurse një grua është në gjendje të rëndë

Një fëmijë ka ndërruar jetë kurse një grua është në rrezik për jetë pas zjarrit që kaploi mëngjesin e sotëm një ndërtesë në Gostivar, transmeton Alsat. Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga ndërtesa një trup të pajetë të një fëmije ndërsa një grua e moshës 35-vjeçe me plagë të rënda është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Në Qendrën Emergjente është konstatuar vdekja e fëmijës, që sipas gjitha gjasave ka ndodhur për shkak të ngulfatjes nga tymi. Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën “kej Vardar”.

LEXO EDHE:

Back to top button